
Zelanda e Re goditet nga cikloni, anulohen mbi 500 fluturime
Zelanda e Re është goditur nga cikloni Gabrielle ku për pasojë kanë humbur energjinë elektrike rreth 46,000 shtëpi, ndërsa autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për shi të dendur dhe erëra.
509 fluturime të Air Neë Zealand janë anuluar.
Disa zona kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi Gabrielle i afrohet ishullit të Veriut. Ai vjen disa javë pasi Auckland dhe zonat përreth u goditën nga reshjet rekord që shkaktuan përmbytje dhe vranë katër njerëz.
Ministri i menaxhimit të urgjencës Kieran McAnulty tha në një konferencë për media të hënën se qeveria po shqyrton shpalljen e një gjendjeje të jashtëzakonshme kombëtare për të tretën herë në historinë e vendit.
Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur tashmë në pesë rajone veriore, përfshirë Auckland. Kjo u jep autoriteteve lokale fuqi më të madhe për t’iu përgjigjur situatave të rrezikshme dhe u lejon atyre të kufizojnë udhëtimet dhe të ofrojnë ndihmë.
Cikloni është ngjarja e dytë e rëndësishme e motit që godet Auckland dhe ishullin e Veriut në vetëm disa javë.
M.H.TiboNews*