Zbulohet theksi më seksi në botë: Është evropian dhe francezët nuk do lumturohen

Merde alors! Frengjishtja është rrëzuar nga froni si theksi më seksi në botë.

Cili është theksi që ju tërheq më shumë?

Një lit i mrekullueshëm irlandez?

Apo një shprehje e rrëmbyer spanjolle?

Ndoshtja anglishtja mbretërore?

Sipas platformës së mësimit të gjuhës Babbel, është zyrtare: frëngjishtja nuk është më theksi më seksi në botë.

Kjo deklaratë e guximshme do të jetë një zhgënjim për shumë njerëz, veçanërisht pasi Babbel më parë anketoi më shumë se 15,000 njerëz në vitin 2017, një grup që e quajti frëngjishten “theksi më seksi”.

Por kush e ka rrëzuar nga froni la belle langue française?

6,000 njerëz nga Britania e Madhe, Franca, Spanja, Italia dhe Gjermania, si dhe SHBA, u pyetën të vlerësonin se cilat gjuhë perceptohen si “më seksi”, “më romantike” dhe “më pasionante”.

Gjetjet deklaruan se italishtja u perceptua nga shumica si “më seksi” dhe “më romantike” nga numri më i madh i njerëzve të përfshirë në studim.

“Ka disa karakteristika të italishtes që mund të kontribuojnë në tërheqjen e saj,” shpjegon mësuesi i gjuhës Babbel Nowl Wolf për gazetën britanike Daily Mail.

“Ngritja dhe ulja e zërit në italishten e folur mund të krijojë një cilësi muzikore, të cilën disa njerëz e konsiderojnë tërheqëse,” tha Wolf. “Disa veçori fonetike, të tilla si rrotullimi i tingujve “r”, mund të jenë të dallueshme në italisht, të cilat për shumë veta konsiderohet si tërheqëse.”

Anglishtja britanike u gjet të ishte “më e sjellshme”, ndërsa gjermanishtja fitoi vendin e parë për gjuhën “më të drejtpërdrejtë”.

Sondazhi zbuloi gjithashtu qëndrimet ndaj partnerëve që flasin gjuhë të ndryshme.

Sipas sondazhit, më shumë se 70% e britanikëve të anketuar raportuan se nëse partneri i tyre romantik kishte një gjuhë të ndryshme amtare, mësimi i gjuhës do të ndihmonte në nxitjen e një lidhjeje më të fortë emocionale mes tyre.

Në vitin 2017, gjuhëtarja Patti Adank, profesoreshë e perceptimit dhe prodhimit të të folurit në University College London, vuri në dukje se “Anglezët tërhiqen nga melodia e një gjuhe si frëngjishtja ose italishtja”.

Gjuhëtarë dhe psikologë të tjerë i janë referuar shpesh shoqatave sociale dhe kulturore me thekse që janë një faktor tërheqës në këto lloj anketash.