
Zbulohet temperatura e trurit të njeriut
Truri i shëndetshëm i njeriut është më i nxehtë sesa mendohej më parë dhe mund të kalojë rregullisht 40 gradë Celsius.
Sipas një studimi të ri temperatura e trurit bie natën para se të flini dhe rritet gjatë ditës. Tek burrat dhe gratë e shëndetshme temperatura mesatare e trurit është 38.5 gradë Celsius.
Megjithatë, zonat më të thella të trurit shpesh mund të jenë më të nxehta se 40 gradë Celsius, veçanërisht tek gratë gjatë ditës.
Studiuesit thonë se kjo temperaturë e lartë mund të jenë një shenjë e funksionit të shëndetshëm të trurit.
Doktoreshë Nina Rzechorzek e cila drejton studimin thotë se temperatura e trurit mund të ndihmojë edhe për të trajtuar më me detaje çrregullime të tjera kronike të trurit.
Më parë, studimet e temperaturës së trurit të njeriut janë mbështetur në të dhënat e pacientëve të lënduar nga truri në kujdesin intensiv, ku shpesh nevojitet monitorim i drejtpërdrejtë i trurit.
Por kohët e fundit, një teknikë e skanimit të trurit, e quajtur spektroskopia e rezonancës magnetike (MRS), u ka mundësuar studiuesve të masin temperaturën e trurit në mënyrë jo-invazive tek njerëzit e shëndetshëm.
Studimi i ri nga studiuesit në Kembrixh ka prodhuar hartën e parë 4D të temperaturës së shëndetshme të trurit të njeriut. Këto gjetje mund të përdoren për të përmirësuar të kuptuarit, prognozën dhe trajtimin e dëmtimit të trurit.
Studiuesit thonë se gjetjet e tyre sfidojnë gjithashtu një besim se truri i njeriut dhe temperatura e trupit janë të njëjta. Ai gjithashtu tregon shkallën në të cilën temperatura e trurit ndryshon sipas rajonit të trurit, moshës, seksit dhe kohës së ditës.
Studimi zbuloi se truri i femrave ishte rreth 0.40 gradë Celsius më i ngrohtë se ai i meshkujve, me shumë gjasa për shkak të ciklit të tyre menstrual. Temperatura e trurit gjithashtu rritej me kalimin e moshës pasi aftësia e trurit për t’u ftohur përkeqësohet ndërsa njerëzit plaken.
*Tibo News