Zbulohet stilolapsi prej argjendi i Hitlerit dhe kush ia dhuroi

Një stilolaps prej argjendi që mendohet se dikur i përkiste Adolf Hitlerit do të dalë në ankand në Belfast.

Besohet se lapsi iu dhurua diktatorit gjerman nga partnerja e tij Eva Braun për ditëlindjen e tij të 52-të më 20 prill 1941.

Në stilolaps është mbishkruar “Eva” në gjermanisht, inicialet “AH” dhe data.

Stilolapsi që pritet të kushtojë mes 50,000 dhe 80,000 paund u ble nga një koleksionist në ankand në vitin 2002 dhe mbeti në familjen e koleksionistit.

Stilolapsi del në ankand në Bloomfield Auctions në Belfast-in lindor më 6 qershor, si pjesë e një shitjeje të gjerë të objekteve historike.

Mes tyre është një fotografi e nënshkruar e liderit nazist, e cila pritet të kushtojë nga 10,000 deri në 15,000 paund.