AlbanianEnglish

Zbulohet sekreti kundër plakjes

Lëkura e pastër dhe pa rrudha ka qenë ëndrra e grave dhe burrave për shekuj të tërë.

Kohëve të fundit studiuesit kanë arritur në disa përfundime mbi rinovimin e qelizave.

 

Disa studiues në Kembrixh e kanë bërë këtë me qelizat e lëkurës së një gruaje 53-vjeçare duke i bërë të njëjta me ato të një 23-vjeçareje.

Në fakt pas këtij rezultati shkencëtarët janë optimistë se në të ardhmen mund të bëjnë të njejtën gjë edhe me inde te tjera në trup.

Origjina e teknikës buron nga vitet 1990, kur studiuesit në Institutin Roslin zhvilluan një metodë për të kthyer një qelizë të gjëndrës së qumështit të marrë nga një dele, në një embrion.

Ajo çoi në krijimin e deleve të klonuara Dolly.

Ekipi përdori teknikën IPS në qelizat e lëkurës së 53-vjeçares, por ata u habitën kur zbuluan se qelizat nuk ishin shndërruar në qeliza burimore embrionale por ishin rinovuar në qeliza të lëkurës që dukeshin dhe silleshin sikur vinin nga një 23-vjeçare.

Teknika nuk mund të përdoret menjëherë në klinikë, sepse metoda IPS rrit rrezikun e kancerit, por Prof Reik ishte i bindur se tani dihej se është i mundur  ishte e mundur rinovimi i qelizave, ekipi i tij mund të gjente një metodë alternative dhe më të sigurt.

 

Prof Reik ka thënë se disa nga aplikimet e para mund të jenë zhvillim i ilaçeve për rinovimin e lëkurës tek njerëzit e moshuar në pjesët e trupit ku ata janë prerë ose djegur, kjo si një mënyrë për të përshpejtuar shërimin.

*Tibo News

You don't have permission to register