Zbulohet qyteti 3400-vjeçar, shkak thatësira

Thatësira është një nga problem që prek në pjesën më të madhe të botës.

Mungesa e reshjeve sjell një problem të madh për planetin tonë.

Por, nga ana tjetër, pikërisht kjo ka sjellë mundësinë për të zbuluar mbetjet e një qyteti nga epoka e Perandorisë Mittani, rreth 3400 vjet i vjetër dhe i vendosur në Lumin Tigër.

 

Një vendbanim që doli nga rezervuari në Mosul, Irak, në fillim të këtij viti, kur një thatësirë e madhe bëri që niveli i ujit në vend të bjerë ndjeshëm.

Më pas, ujërat u tërhoqën dhe u zbulua prania e asaj që mund të ishte Zakhiku i lashtë, një qytet i madh me ndërtesa mbresëlënëse dhe që besohet të ketë qenë një qendër e shquar e Perandorisë Mittani, afërsisht midis viteve 1550 dhe 1350 para Krishtit.

“Qyteti i përhapur me një pallat dhe disa ndërtesa të mëdha mund të jetë Zakhiku i lashtë”, thonë nga Universiteti i Tübingen.

 

Vendi në Lindjen e Mesme është një nga ata që po vuan më së shumti nga ndryshimet klimatike, sidomos muajt e fundit, ku në jug është shënuar thatësirë ekstreme.

Kjo motivoi nxjerrjen e ujit nga rezervuari, në mënyrë që të mbjellat të mos thaheshin. Dhe bashkë me të, u gjetën mbetjet e qytetit të epokës së bronzit, i zhytur nën ujë për dekada dhe për të cilin nuk kishte pasur hetime të mëparshme arkeologjike.