
Zbulohet prezantuesja e “Sanremo 2023”
Chiara Ferragni do të jetë bashkë-prezantuese e Festivalit “Sanremo 2023” në mbrëmjen e parë dhe të fundit të Festivalit, i cili është planifikuar nga data 7 deri më 11 shkurt.
Edicioni i 73-të i Sanremos do të ketë si protagoniste të parë Ferragnin.
“Do të jetë Chiara Ferragni ajo që do të hapë dhe mbyllë Festivalin e Sanremos në skenën Ariston. Ajo do të jetë bashkë-prezantuese e eventit në datat 7 dhe 11 shkurt 2023”, është shprehur Amadeus.
“Faleminderit Amadeus që donte të isha në krahun e tij për të hapur dhe mbyllur Sanremon e 2023-it”, ka shkruar Chiara Ferragni me anë të një postimi në rrjetin e saj social “Instagram”, përkrah një fotoje me Amadeus-in.
Një reagim ka ardhur edhe nga bashkëshorti i saj i cili në Sanremo 2021, pati vendin e dytë, bashkë me
“Gruaja ime do prezantojë, urime dashuria ime” – shkroi ai duke treguar qartë lumturinë për arritjen e Chiara-s.