Zbulohet partneri i ri i Ariana Grandes

Duket se Ariana Grand e ka zvendësuar më shpejt seç e prisnim Dalton Gomez në zemrën e saj. Siç dihet, ndarja e këngëtares 30-vjeçare nga bashkëshorti pas dy vitesh martesë është bërë e ditur të hënën, ndonëse zërat thonë se ish-çifti kanë marrë rrugë të ndara që nga janari.

Tani sipas një raporti të TMZ, burri që i ka vjedhur zemrën është bashkë-ylli i saj në filmin Ëicked, Ethan Slater. Burimet kanë konfirmuar se Ariana dhe Ethan, i cili luan Boq në adaptimin filmik të muzikalit të Broadëay, së fundmi kanë nisur lidhjen.

Ethan Slater është i martuar me këngëtaren Lilly Jay që nga viti 2018 dhe ata patën një djalë vitin e kaluar. Sipas TMZ Slater dhe Grande filluan të takoheshin pas ndarjes së tij nga Lilly Jay.