Zbulohet monogrami i ri i Mbretit Charles III

Është zbuluar monogrami i ri për Mbretin Charles III të Britanisë, i cili do të shfaqet në ndërtesat qeveritare dhe kutitë postare.

I zgjedhur nga monarku i ri nga një seri dizajnesh, monogrami ka inicialet C, për Charles, dhe R për Rex që latinisht do të thotë mbret.

Një version i përdorur në Skoci do të shfaqë në të edhe kurorën skoceze.

Ky monogram do të zëvendësojë përfundimisht vulën “EIIR” të Mbretëreshës Elizabeth e cila ndërroi jetë në fillim të këtij muaji pas 70 vjetësh në fron.

“Vendimi për të zëvendësuar monogramin do të jetë në diskrecionin e organizatave individuale dhe procesi do të jetë gradual”, njoftoi Buckingham Palace në një deklaratë.

*Tibo News