
Zbulohet debati mes Macron dhe Putin para shpërthimit të luftës
Presidentët Emmanuel Macron dhe Vladimir Putin kanë patur një debat në telefon vetëm katër ditë para se forcat ruse të pushtonin Ukrainën. Daily Mail ka publikuar artikullin, ku mes të tjerash pretendon se telefonata është regjistruar.
Në artikull thuhet se presidenti francez sulmoi homologun pas sugjerimeve që ai duhet të negociojë me separatistët pro-rusë, duke thënë: “Nuk e di se ku e mëson ligjin e avokatëve tuaj!”
Telefonata e tensionuar përfundoi me Putin që deklaroi se ishte në palestër dhe pastaj do luante hokej mbi akull, pasi hoqi dorë nga qëndrimi për të mbajtur një takim me presidentin Joe Biden.
France 2 ishte kanali televiziv që publikoi i pari dukumentarin lidhur me konfliktin mes dy presidentëve që pritet të transmetohet i plotë të enjten.
Të nesërmen, Putin deklaroi se Rusia njeh Republikën Popullore të Donetsk dhe Republikën Popullore të Luhanskut dhe pushtimi i plotë filloi në mëngjesin e 24 shkurtit.
Putin e përshkruan revolucionin e vitit 2014 që solli liderët properëndimorë në pushtet në Ukrainë si një grusht shteti dhe akuzoi Volodymyr Zelensky për refuzimin e përfshirjes në dialog me separatistët pro-rusë.
Biseda fillon me Macron që kërkon qartësi mbi ‘synimet’ e Putinit dhe pyet se cilat ‘veprime të dobishme’ mund të parandalojnë një luftë të plotë.
Putin më pas akuzon Zelensky-n dhe zyrtarë të tjerë për marrëveshjen e Minskut, një marrëveshje e nënshkruar në vitin 2014 që synonte dhe dështoi t’i jepte fund luftës në Donbas.
Linku i plotë këtu.
*Tibo News