Zbulohet data e publikimit të “Joker 2”

Filmi që bëri për vete gjithë botën, “Joker”, më në fund ka zbuluar datën e publikimit.

Sipas “Deadline”, pjesa e shumëpritur është planifikuar të vijë më 4 tetor, të vitit 2024, periudhë kohore e largët kjo me 5 vite nga origjinali.

 

Është bërë e ditur se prodhimi i filmit pritet të fillojë në dhjetor të këtij viti.

Një nga aktoret do të jetë edhe ikona e muzikës pop Lady Gaga, e cila do të luajë Harley Quinn.

Në film thuhet se do të ketë edhe pjesë muzikore nga këngëtarja përgjatë gjithë filmit.

 

Deri më tani ende nuk janë dhënë detaje se si do të vazhdojë “Joker”, por titulli sikur na “spiunon” di$ka.

“Folie à deux” është një term francez dhe do të thotë “çmenduria e përbashkët e të dyve”.

Sipas aludimeve të deritanishme kjo mund të lidhet me marrëdhënien Joker-Quinn, por mund të jetë dhe diçka krejt e kundërt, pasi ende askush i brendshëm nuk ka konfirmuar asgjë.

 

“Joker” është publikuar në vitin 2019 dhe ka korrur sukses të jashtëzakonshëm, vlerësuar me Oscar për Phoenix si aktori më i mirë për performancën e tij.