Zbulohet arsyeja e vdekjes së futbollistit Emiliano Sala

Shkaqet e vdekjes së ish-futbollistit të ekipit francez Nantes mbeten ende një mister i pazbuluar.

Tre vite më parë, më 21 janar 2019, avioni privat i 28-vjeçarit Emiliano Sala u zhduk në Kanalin anglez ndërsa ai ishte rrugës për të nënshkruar në Premiere League me Cardiff City.

Përfundimisht mbetjet e avionit u gjetën në det, duke përfshirë ato të kapitenit të fluturimit dhe futbollistit argjentinas.

Kjo ngjarje mbetet një nga tragjeditë më të mëdha që ka ndodhur në lojë gjatë viteve të fundit. Gazeta britanike “The Mirror” ka zbuluar se ish-lojtari  i Nantes vuajti nga helmimi me monoksid karboni përpara se të vdiste në aksident.

Ekspertiza mjekësore tregoi se Sala do të kishte qenë “pa ndjenja” në pikën e përplasjes me detin. Testet në mostrat e gjakut të 28-vjeçarit treguan një nivel të ngopjes së gjakut me monoksid karboni prej 58 për qind që e cilësuan si “helmim i rëndë”.

Kërkimet për gjetjen e aeroplanit nisën më 30 janar deri sa më 4 shkurt grupet e kërkimit gjetën trupin e pilotit dhe më 6 shkurt gjetën një tjetër trup që u konfirmua se ishte i Emiliano Sala.

David Henderson

Tre muaj më parë piloti David Henderson që organizoi fluturimin e futbollistit argjentinas u dënua me 1 vit e 6 muaj burg në gjykatën e Cardiff-it .

Sala u përcoll në banesën e fundit më 16 shkurt në vendin e lindjes, Argjentinë.