Zbulohen momentet e fundit të pasagjerëve në nëndetësen Titan

Nëndetësja Titan mbërriti në errësirë të plotë dhe pasagjerët me siguri po dëgjonin muzikë përpara se shpërthimi t’i vriste, pa jua shuar kuriozitetin e të parit anijen Titanic.

E gjithë bota u trondit nga tragjedia që pa grupin të vdiste në rrethana të jashtëzakonshme, brenda oqeanit për të parë anijen e Titanikut të mbytur rreth 12,500 metra thellë, në fund të detit.

Pesë anëtarët që humbën jetën ishin eksploruesi miliarder britanik Hamish Harding, zhytësi francez Paul-Henri Nargeolet, biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood, djali i tij 19-vjeçar Suleman dhe CEO i OceanGate Stockton Rush.

Mbetjet nga anija u gjetën në fundin e oqeanit, afër harkut të Titanikut, pesë ditë pasi u nisën më 18 qershor.

Gruaja e një pre biznesmenëve dhe djalit që humbën jetën , Christine ka zbuluar detaje se si u përgatitën turistët për udhëtimin dhe çfarë morën me vete.

Ajo tregoi për New York Times se grupi i nëndetëses u paralajmërua se do të zbrisnin në errësirë të plotë, sepse fenerët e Titanit do të fikeshin për të kursyer baterinë kur të arrinin në rrënojat e Titanic.

Por atyre iu tha gjithashtu se do të shihnin krijesa biolumineshente në thellësi të tilla oqeanike, ku ka pak ose aspak dritë dielli dhe më shumë se 90% e kafshëve shkëlqejnë në errësirë.

Christine përshkroi gëzimin e të shoqit, duke thënë se ai po dridhej si një fëmijë i vogël nga gëzimi se do shihte Titanic nga afër.

“Ai kishte shkëlqim të madh në fytyrën e tij duke folur për të gjitha këto gjëra të çuditshme”, shtoi ajo.

Por më vonë ajo dëgjoi dikë duke thënë se ekuipazhi kishte humbur kontaktin me Titanin. Asaj iu tha të mos shqetësohej sepse komunikimi ishte shpesh i parregullt.

Protokolli ishte që nëse do të vazhdonte për më shumë se një orë, zhytja do të ndërpritej dhe Titani do të hidhte peshë në mënyrë që të mund të dilte në sipërfaqe.

Atë pasdite, një anëtar i ekuipazhit i tha Christine se nuk e dinin se ku ishte Titani. Ajo ishte ende në anije kur u zbuluan mbetjet nga nëndetësja.

Tani dihet se ai shpërtheu në orën 9:45, duke vrarë të pesë pasagjerët, sipas Marinës së SHBA.

Arkeologu nënujor E Lee Spence ka treguar se shpërthimi ka ndodhur dhe ka mbaruar brenda pak “mikrosekondash”.

“Ata ndoshta patën një lloj paralajmërimi, forma e nëndetëses do të fillonte të shtrembërohej, do të kishte pasur një çarje ose rrjedhje.

“Por, sapo të kishte një çarje të vërtetë, uji do të kishte hyrë me një presion të tillë që, pasi të arrinte pikën kritike, do të kishte ndodhur pothuajse në çast.”

Titani bëri udhëtimin drejt Titanikut tre herë, një herë në vit që nga viti 2021.
Udhëtimi, i cili kushton rreth 250,000 dollarë ishte menduar si një ngjarje vjetore që lejonte turistët të shihnin Titanic nga afër.

OceanGate ka deklaruar më parë se Titan përfundoi mbi 50 zhytje provë, duke përfshirë në thellësi të ngjashme me ato të Titanikut, si në ujërat përreth Bahamas ashtu edhe në një dhomë presioni.

Megjithatë, udhëtimet e mëparshme në Titan hasën gjithashtu probleme, të cilat kishin ngritur shqetësime për sigurinë e anijes.

Reporteri David Pogue ishte në anije në vitin 2022 kur komunikimi me anijen kryesore humbi për dy orë e gjysmë.

Ai më vonë e sfidoi themeluesin e kompanisë, Rush në një intervistë, duke thënë: “Duket sikur kjo zhytëse ka disa elementë të ‘mashtrimit’”.