
Zbulohen letrat e mjekut të Hitlerit: Pse nuk e vrau dhe frika më e madhe e diktatorit
Një nga pasardhësit e mjekut të Adolf Hitler ka publikuar disa letra që tregojnë se si diktatori nazist trajtohej për problemet e zërit. Në këto letra thuhet se specialisti gjerman Carl Otto von Eicken e ka trajtuar disa herë Hitlerin përgjatë 10 viteve, nga viti 1935.
Stërnipi i von Eicken i zbuloi këto letra rastësisht, gjatë disa kërkimeve në arkivat e familjes për një projekt të shkollës.
Në to përshkruhet edhe frika e Hitlerit nga një sëmundje e rëndë.
“Nëse ka diçka të keqe, duhet ta di absolutisht”, i ka thënë Hitleri mjekut pas konsultimit të tyre të parë në maj të vitit 1935.
Letrat tregojnë se sa rëndësi i kushtonte Hitleri zërit të tij, të cilin ai e përdori në fjalime për të nxitur mbështetjen për kauzën naziste.
Një prej letrave zbulon se von Eicken e këshilloi Hitlerin të pushojë dhe të mos dalë në fjalime. Por ai ishte i fiksuar, sa edhe një operacion për të hequr një polip e shtyu pasi do të mbante një fjalim.
Von Eicken përshkruan se nuk e vë në dyshim faktin se po trajtonte një njeri përgjegjës për vdekjen e miliona njerëzve.
Kur u pyet nga hetuesit rusë pas luftës se pse nuk e vrau Hitlerin, von Eicken tha: “Unë isha mjeku i tij, jo vrasësi i tij”.
Adolf Hitler vrau jetën në një bunker në Berlin në vitin 1945, kur u rrethua nga Ushtria e Kuqe e Rusisë.
Disa artefakte të tjera naziste janë zbuluar kohët e fundit. Një ekip gjuetarësh thesari besojnë se gjetën një sasi të madhe ari të grabitur dhe sende me vlerë nën një pallat të përdorur si bordello nga ‘SS’ e Hitlerit.
Ata zbuluan një kuti metalike misterioze të varrosur 10 metra nën sipërfaqe në fshatin Minkoëskie në Poloninë jugore.
Mendohet se përmban të ashtuquajturin “Ari i Breslaut”, i cili u zhduk nga ai që quhet sot; qyteti polak i Wrocław. Disa kanë shprehur mendimin se Vladimir Putin është “Hitleri i sotëm”.
Kryeministri polak kohët e fundit hoqi dorë nga kufizimi diplomatik dhe e përshkroi Vladimir Putinin si “më të rrezikshëm” se Hitleri apo Stalini.
*Tibo News.