Zbulohen emrat që zgjidhen më shumë nga prindërit për fëmijët dhe s’kanë prejardhje shqiptare

Kur vjen puna tek emrat, shqiptarët mundohen të gjejnë ato më të veçantët për fëmijët e tyre. Por rezulton se për dy gjinitë, Ajla dhe Amar janë dy emrat më të preferuar në 5 vitet e fundit, që nuk janë emra shqiptarë. Këtë vit risia është që dy emrat më të preferuar të dy gjinive janë të një origjine të vjetër fetare islame.

Ahmed Kalaja, imam, teolog, ka treguar në një intervistë:

“Njerëzit kanë tendencën që së fundmi të kenë një qasje drejtë fesë islame. Edhe në Angli po ndodh ky fenomen, pasi emri I 4 më I preferuar është emri i profetit Muhamed. Po ashtu feja myslimane udhëzon që njerëzit të kenë martesa më të hershme por edhe të bëjmë më tepër fëmijë. Gjithashtu ka edhe prej atyre personave të cilët e pëlqejnë kuptimin që kanë këta emra, edhe pse nuk i përkasin besimit islam”.

Në besimin islam emrat Amar dhe Ajla kanë kuptime: Amar do të thotë e pafundme, vjen nga gjuha arabe, ndërsa Ajla ka kuptimin punëtore.

“Vitet e fundit shohim një tenderë të prindërve që ti vendosin fëmijëve emra të shkurtër dhe me kuptim. Aron, Noel, Deon, dhe Roan, janë emrat e tjerë më të preferuar, ndërsa për vajza Amelia, Aria Emily dhe Ambra.

Përveç emrit Emily, 3 emrat e tjerë më të preferuar për vajza janë po ashtu me prejardhje fetare islame.

Krahas emrave me natyrë fetare, të dhënat nga gjendja civile tregojnë se prindërit e rinj kanë një tendencë së fundmi për ti vendosur fëmijëve emra që kanë kuptim të dyfishtë. Dua, Ajër, Ajka, Blini dhe Siar që rezultojnë më të preferuarit.