Zbulohen disa ‘sfera’ në Hënë dhe e dini çfarë përmbajnë?

Studiuesit kinezë mund të kenë zbuluar miliarda ton ujë brenda sferave ‘qelqi’ në hënë, të cilat nëse vërtetohen shkencërisht, mund të përdoren si burim uji në të ardhmen.

Bëhet fjalë për disa sferula të vogla qelqi të mbledhura në mostrat e tokës hënore dhe të sjella në Tokë nga misioni i Chang’e 5 në dhjetor 2020. Shkencëtarët mendojnë se këto sferula mund të jenë aq të bollshme sa mund të përmbajnë 330 miliardë tonë ujë në të gjithë sipërfaqen e hënës. Raporti me gjetjet është publikuar në revistën Nature Geoscience.

Sferulat e qelqit, të njohura gjithashtu si mikrotektite, formohen kur meteoritët përplasen në Hënë me shpejtësi prej dhjetëra deri në mijëra milje në orë, duke shpërthyer në ajër copa të ‘kores’ hënore. Brenda këtyre shtëllungave të ajrit, mineralet silikate të ngrohura në temperatura të shkrira nga forca e goditjes kombinohen për të formuar rruaza të vogla qelqi që spërkaten si thërrime.

Toka e hënës përmban oksigjen, që do të thotë se edhe sferat përmbajnë oksigjen. Kur goditet me atome të hidrogjenit të jonizuar (protone) nga era diellore, oksigjeni në sferat e shkrira reagon për të formuar ujë që thithet brenda kapsulave silikate. Me kalimin e kohës, disa nga sferat qëndrojnë nën grimcat e pluhurit hënor, të njohura si regolith, dhe bllokohen nën tokë me ujin ende brenda.

Në temperaturat e duhura, disa nga këto sfera lëshojnë ujin në atmosferën e Hënës dhe në sipërfaqen e saj, duke vepruar si një rezervuar që rimbushet ngadalë me kalimin e kohës. Kjo mund t’i bëjë këto sfera një burim ideal uji, si dhe hidrogjeni dhe oksigjeni, për agjencitë hapësinore si NASA dhe Administrata Kombëtare e Hapësirës së Kinës (CNSA) që duan të ndërtojnë baza në Hënë. CSNSA pret që projekti i saj të përfundojë sa më shpejt që në vitin 2029.

Misioni i Kinës Chang’e 5, i emëruar për një perëndeshe kineze të hënës, ishte i pesti në një seri misionesh që synojnë të hedhin bazat për uljet e ardhshme njerëzore në sipërfaqen e hënës. Pajisja hapësinore u ul në Hënë për të marrë materiale nga sipërfaqja e saj përpara se të kthehej në Tokë në dhjetor të vitit 2020.

*Tibo News