Zbulimi shkencor me grupin e gjakut për transplantin e veshkave

Studiuesit kanë ndryshuar me sukses grupin e gjakut të tre veshkave të disa donatorëve, duke arritur kështu një zbulim i cili pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm tek pacientët që presin të kryejnë transplant në gjithë botën.

Zbulimi mund të rrisë furnizimin e veshkave të disponueshme për transplantim, veçanërisht brenda grupeve të pakicave etnike që kanë më pak gjasa të gjejnë përputhje me grupin e gjakut.

Pra, një veshkë nga dikush me grup gjaku A nuk mund t’i transplantohet dikujt me grup gjaku B dhe as anasjelltas.

Por ndryshimi i grupit të gjakut në O universale do të lejojë që të bëhen më shumë transplante pasi kjo mund të përdoret për njerëzit me çdo lloj grupi gjaku.

Studiuesit e Universitetit të Kembrixh përdorën një pajisje perfuzioni normotermik-një pajisje që lidhet me një veshkë të njeriut për të kaluar gjakun e oksigjenuar përmes organit, për ta ruajtur më mirë për përdorim në të ardhmen – për të shpëlarë gjakun e injektuar me një enzimë përmes veshkës së dhuruesit të pajetë.

Enzima hoqi ‘shënuesit’ e grupit të gjakut që rreshtojnë enët e gjakut të veshkave, gjë që çoi në shndërrimin e organit në llojin O.

Studiuesja Serena MacMillan ka treguar: “Aplikuam enzimën në një pjesë të indit të veshkave të njeriut dhe pamë shumë shpejt se antigjenet u hoqën. Pas kësaj, ne e dinim që procesi është i realizueshëm dhe thjesht na duhej të zgjeronim projektin për të aplikuar enzimën në veshkat e njeriut me madhësi të plotë. Në vetëm pak orë arritëm të shndërronim një veshkë të tipit B në tipin O”.

Në vitin 2020/21, më shumë se 9% e dhurimeve totale të organeve erdhën nga donatorë me ngjyrë dhe minoritete etnike, ndërsa pacientët me ngjyrë dhe minoritete etnike përbëjnë 33% të listës së pritjes për transplantin e veshkave në Britani.

*Tibo News