
Zbulimi i rëndësishëm mbi ilaçin e Alzheimerit
Shkencëtarët e konsiderojnë si përparim të rëndësishëm zbulimin e një ilaçi i cili ngadalëson shkatërrimin e trurit nga sëmundja e njohur si Alzheimer.
I njohur me emrin Lacanemab ky ilaç sulmon proteinat e dëmshme që krijohen në trurin e njeriut që vuan nga kjo sëmundje.
Ai është antitrup – sikurse ato që krijon trupi për të luftuar viruset dhe bakteret – i cili është krijuar për të mësuar sistemin imunitar që të pastrojë nga truri proteinat e dëmshme.
Ndikimi i këtij medikamenti tek të sëmurët me Alzheimer është ende i vogël por diskutimet mbi të vijojnë.
Sipas studimeve, ky ilaç ka ngadalësuar përkeqësimin e sëmundjes me një të katërtën përgjatë 18 muajve që pacientët e kanë marrë atë.
Raportet paraprake tregojnë se ky medikament mund ta luftojë sëmundjen edhe në fazat e hershme.
Në studimin e ri janë përfshirë 1.795 vullnetarë, të diagnostikuar në fazë të parë të sëmundjes.
Rregullatorët amerikan po analizojnë të dhënat për të vendosur nëse ilaçi do të përdoret tek më shumë pacientë.