
Zbardhet rekursi i Tahirit në Gjykatën e Lartë
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, nuk ka rënë dakord me dënimin prej 3 vitesh e 4 muaj burg për shpërdorim detyre, duke bërë një kërkesë në Gjykatën e Lartë për pezullimin e vendimit. Tahiri mes të tjerash shprehet se vuajtja e menjëhershme e dënimit me burgim mund të sjellë pasoja të rënda për vetë të pandehurin si dhe për familjen e tij. Kjo për shkak të detyrës që ka mbajtur ai rrezikon të bëhet objekt i personazheve të krimit që ndodhen duke kryer dënimin në burgun e Fierit. Në rekurs thuhet më tej se edhe familja e tij gjendet e ekspozuar ndaj pasoja të mundshme.