Zbardhet dëshmia e ish-ministrit Beqaj në SPAK

Një ditë pas marrjes në pyetje të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, mësohet qëndrimi i tij përpara dy prokurorëve Ened Nakuçi dhe Edvin Kondoli. Beqaj ka sqaruar se “ka zbatuar të gjitha detyrimet për aq sa i lejon ligji për dhënien e koncesionit”. Sipas tij koncesioni është dhënë kundrejt të gjitha procedurave ligjore. I pyetur për lidhjen që ka me biznesmenin që fitoi tenderin me vlerë 100 mln dollarë për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale, Beqaj mohoi  të ketë njohje apo lidhje shoqërore me të. Beqaj u mor në pyetje një ditë më parë, ku qëndroi për më shumë se 9 orë në SPAK.

Hetimi për sterilizimin nisi 3 vite më parë pas kallëzimit të nismës “Thurje” për akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe shkeljes së pabarazisë në tendera.