AlbanianEnglish

Zbardhen emrat e parë të PD-së për presidentin e ri

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur mesditën e së enjtes për çështjen e presidentit dhe kandidaturat që partia do të propozojë. Emrat e propozuar deri më tani nga deputetët në mbledhje janë Leonard Demi i propozuar nga Ferdinand Xhaferraj, Arben Çejkun i propozuar nga Flamur Hoxha, Jorida Tabaku dhe Dashamir Shehi të propozuar nga Kreshnik Çollaku, Visar Zhiti i propozuar nga Saimir Korreshi, Rexhep Uka, Halim Kosova dhe Dashamir Shehi të propozuar nga Xhelal Mziu, Leka Zogu i propozuar nga Dhurata Çupi. Propozimin e Arben Cejkut e kanë mbështetur Zef Hila dhe Ramadan Lika.

Leonard Demi ka qenë deputet dhe ish-kryetar i Komisionit të Sigurisë si dhe ish-ambasador i Shqipërisë në NATO. Arben Çejku ka qenë ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.Të pranishëm në mbledhjen e drejtuar nga kreu i grupit, Enkelejd Alibeaj ishin të pranishëm 23 deputetë demokratë. Socialistët pranuan draftin e demokratëve që kandidatët në raundin e dytë dhe të tretë t’i propozojë vetëm opozita. Sipas këtij drafti, opozita do të sjellë 4 propozime dhe 2 prej tyre do të skualifikohen nga mazhoranca. Një komision do të përzgjedhë në fund kandidaturën që do të kalojë për votim në seancë. Opozita ka kohë deri të dielën në orën 16:00 për të dorëzuar emrat.

 

You don't have permission to register