
Yuri Kim deklaratë me nënkuptim për Sali Berishën
Personat e shpallur Non Grata, nuk duhet të marrin pjesë në zgjedhje. Kjo ishte thirrja e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Diplomatja amerikane ishte në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Ajo tha se një person i sanksionuar për korrupsion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mundet të luftojë korrupsionin.
Edhe pse nuk iu referua në mënyrë të drejtëpërdrejtë ish-kryeministrit, ambasadorja nënkuptoi se po fliste për Sali Berishën.
*Tibo News