Ylli i “X-Men”, Adan Canto ndahet nga jeta në moshën 42-vjeçare

Vdes në moshën 42 vjeçare Adan Canto. Aktori humbi betejën me kancerin.

I njohur për disa paraqitje në projektet e Fox, Hulu dhe Netflix, aktori u nda nga jeta më 8 janar. Canto ishte i njohur për rolet e tij në serialin “Designated Survivor”, i cili shfaqet edhe në Netflix. Ai ishte shfaqur edhe në serialin “ Narcos ”, në “ X-Men ”, ndërsa së fundmi ka marrë pjesë në një rol kryesor në serialin “ The Cleaning Lady ” të Fox/Hulu. Atje ai luajti gangsterin Armán Morales, i cili rekruton një nënë në organizatën e tij kriminale si pastruese, sepse ajo ishte dëshmitare e një vrasjeje.

“Cleaning Lady” ka xhiruar episodet e sezonit 3 me synimin për të dhënë premierë më 5 mars. Megjithatë, zyrtarët nuk kanë dhënë asnjë detaj për të ardhmen e personazhit të Cantos. Produksioni do ta nderojë atë me një kartolinë nderimi që do të shfaqet në premierë.

“Ai do t’i mungojë shumë shumë njerëzve. Adani kishte një shpirt të madh që pakkush e dinte vërtet. Ata që ja panë, ndryshuan përgjithmonë”, theksuan përfaqësuesit e tij. Canto ka lënë pas gruan e tij, shoqen dhe partneren më të mirë Stephanie Ann Canto dhe dy fëmijët e tyre, Roman Alder, 3,5 vjeç dhe Yves Josephine, 1,5 vjeç.

“Jemi të shkatërruar kur mësuam për vdekjen e Adan Canto. Një aktor i mrekullueshëm dhe mik i dashur. Ne ishim të nderuar që e kishim atë si pjesë të familjes sonë” u tha në një koment të Warner Bros.

Së fundmi ai ndezi ekranin në ‘The Cleaning Lady’ me një performancë të fuqishme, që nxori në pah artin e tij, gamën e tij, vendosmërinë e tij. Ne vajtojmë me Stefaninë, fëmijët e tij dhe të dashurit e tyre. Do të na mungojë shumë Adani ”, shtuan ata për humbjen e aktorit.