Ylli i TikTok, vdes në moshën 22-vjeçare nga kanceri

Ylli i TikTok, Leah Smith, ka vdekur në moshën 22-vjeçare nga kanceri. Lajmin e kanë bërë të ditur të dashurit e saj.

Smith, nga Liverpooli, u diagnostikua me kancer në kocka në vitin 2019 dhe e dokumentoi sëmundjen në mediat sociale .

Ajo vdiq dje në mëngjes (e hënë, 11 mars) nga Sarkoma e Ewing, një formë e rrallë kanceri që prek kockat dhe indet e buta.

Vdekja e Smith u njoftua në një video të postuar në llogarinë e saj TikTok, e cila ka më shumë se 500,000 ndjekës.

Përdoruesi i TikTok, Ellie Lambert kujtoi: “Leah Smith, një vajzë që nuk do ta harrojmë kurrë, pusho në parajsë engjëll.”

Katylee Bailey shtoi: “Leah ishte një person kaq i bukur brenda dhe jashtë! Ajo nuk do të harrohet kurrë! Pusho në paqe.”