
Ylli i Real Madridit sfilon në pasarelë krah ikonave të modës
Eduardo Camavinga, futbollisti i njohur i Real Madrit është i pari i fushës që doli në pasarelë për Balenciagën.
Ai iu bashkua yjeve të tjerë si Kim Kardashian, Nicole Kidman, Naomi Campbell dhe Dua Lipa.
Camavinga mbante veshur një pallto të zezë, të gjatë deri në fund të këmbëve.
Rezultoi duke shkëlqyer në koleksionin e 51-të të modës.
Për Eduardon, pjesëmarrja e tij ishte padyshim një privilegj dhe kënaqësi për të, këtë e tregoi edhe me postimet e tij në rrjetin social “Instagram”.
Pasionin e tij për modën, ne mund t’ia zbulojmë edhe me anë të fotografive të postuara në Instagram.
Postimet e tij me veshje plot stil dhe marka janë të shpeshta.
Gucci, Nike dhe sidomos Balenciaga, kuptohet se janë markat më të përzemërta për të.
Pavarësisht se ai është një futbollist i suksesshëm tani që po shihet dhe në pasarela, fillimisht ai ka pasur një jetë të vështirë.
Jetë kjo e cila e bëri atë të luftonte për të ecur në rrugën që po kalon sot.