Ylli i “Harry Potter” i jep fund lidhjes me Brandon Green

Emma Watson, ylli i filmit “Harry Potter”, i ka dhënë fund lidhjes së saj me partnerin Brandon Green, djalin e Sir Philip Green.

Kjo romancë zgjati 18 muaj. Marrëdhëna midis aktores dhe Green ishte aq serioze saqë ata takuan prindërit e njëri-tjetrit dhe kaluan një pushim romantik në Venecia.

Brandon Green është djali i biznesmenit kontrovers britanik Sir Philip Green, i cili është pronari i Arcadia Group, një kompani e shitjes me pakicë. Ai është një mbështetës i shkencës klimatike dhe angazhohet në aktivitete filantropike.

Pas diplomimit nga Universiteti Broën pas përfundimit të kontratës ekskluzive me “Harry Potter”, Emma Watson ka themeluar dy kompani prodhimi filmash dhe ka drejtuar veten në një reklamë për Prada.