Ylli i Barcelonës rikthehet në futboll në moshën 58 vjeçare

Romario, është kthyer nga pensionimi në moshën 58-vjeçare. Braziliani ka nënshkruar për klubin e tij të fëmijërisë America Rio De Janeiro, ku në të njëjtën kohë është edhe presidenti i tyre.

Në një intervistë të shkurtër, Romario e ka shpjeguar vendimin e tij për t’u rikthyer përsëri të luajë futboll.

“Unë luaj kur kam dëshirë, largohem kur kam dëshirë. Nëse trajneri nuk e pëlqen këtë, do ta shkarkojë atë. Nëse nuk më pasojnë topin, do t’i dënoj”, ka thënë Romario me batuta.