Yjet që qëndruan bashkë edhe pas tradhëtisë

Skandalet e të famshëmve nuk janë një gjë e re.

Ato si fillim qarkullojnë nëpër njerëz, bëhen deklarata dhe shpesh nga gjithë kjo vjen edhe ndarja.

Megjithatë, ky nuk është rasti për çdo çift.

Disa prej tyre vendosin që pavarësisht gjithë kësaj, të qëndrojnë sërish bashkë.

 

  • Beyoncé dhe Jay-Z

E gjithë bota dëgjoi për tradhëtinë e Jay-Z ndaj Beyoncé, sidomos pasi ajo hodhi një album të tërë për të.

Megjithatë, ata morën pjesë në një terapi dhe Jay-Z ka thënë se i pëlqen të besojë se sot janë në një fazë dhe situatë më të mirë.

 

  • Pink dhe Carey Hart

Marrëdhënia e këtij çifti nuk ka qenë aspak e lehtë.

Ata janë ndarë dy herë dhe janë diskutuar shpesh për martesën e tyre.

Pink dhe Carey janë ende bashkë sot, pavarësisht një thashethemi në vitin 2008.

 

  • David dhe Victoria Beckham

David u akuzua për tradhëti në vitin 2004, megjithëse të dy i kanë mohuar akuzat.

Gjithsesi, asnjë provë nuk u shfaq dhe çifti i njohur është ende në formën më të mirë edhe sot e kësaj dite.

 

  • Hillary dhe Bill Clinton

Një skandal i madh në politikë, ishte kur u tha se u zbulua tradhëtia e Bill Clinton me asistenten e tij Monica Lewinsky.

Megjithatë, Hillary qëndroi me të, duke e mohuar këtë çështje.

Bill, nga ana tjetër, mbështeti gruan e tij gjatë fushatës së saj presidenciale.

 

*Tibo News