Yjet marrin pjesë në ditën e dytë të festivalit të filmit në Kanë

Yje nga e gjithë bota kaluan në tapetin e kuq para premierave për filmat gjatë 10 ditëve të ardhshme, si pjesë e Festivalit të filmit në Kanë.

Aktori Tom Cruise bëri një paraqitje të shumë-komentuar pas 30 vitesh dhe u surprizua me një çmim nderi Palme d’Or.

59 vjeçari mori pjesë në premierën e Top Gun. Çmimi u dorëzua nga Pierre Lascure, presidenti i festivalit pak para fillimit të shfaqjes.

Festivali i Filmit në Kanë u rikthye për herë të parë që nga pandemia e COVID.

Festivali i filmit po zhvillohet nga data 17 deri më 28 maj duke shfaqur pamje paraprake për filma dhe dokumentarë nga e gjithë bota.

Komedia “Zombie Final Cut” udhëhoqi shfaqjen si filmi i zgjedhur për hapjen e ceremonisë.

Festivali u hap me një video-mesazh nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili u shfaq si i ftuar special.

Pjesëmarrësit përfshijnë yjet të Bollywood-it, Deepika Padukone, Lashana Lynch, Tallia Storm, Rebecca Hall, Eva Longoria dhe Katherine Langford, që u shfaqën me veshjet e tyre magjepsëse për këtë rast.

Festivali i Kanës që njihej si Festivali Ndërkombëtar i Filmit deri në vitin 2003, po mbahet në Palais des Festivals et des Congres.

*Tibo News