
Yjet e showbizzi-it dhe mbështetja e Ukrainës
Që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, mbështetja për shtetin e sulmuar, Ukrainën, ka qenë e vazhdueshme.
Mbështetësve i janë shtuar edhe artistë në mbarë botën, duke u mbledhur për të treguar solidaritetin me Ukrainën.
Ndër të tjera është zhvilluar edhe një koncert, duke vënë në pah yjet nga Camila Cabello te Tom Odell, për të mbledhur më shumë se 12 milionë paund për fonde jetike.
- Harry Styles është një nga shumë emrat që i janë bashkuar mbështetësve.
- Gratë shtatzëna që fshihen në bodrume dhe mjekët që rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar të porsalindurit sigurisht që nuk janë përmbajtja tipike e Instagramit të David Beckham.
Megjithatë kjo ka qenë një nga lëvizjet e Beckham për të ndihmuar fëmijët në Ukrainë, 100 prej të cilëve besohet se janë vrarë gjatë luftës deri më tani.
Në fillim të këtij muajit që lamë pas ai ia dorëzoi faqen e tij në Instagram mjekes ukrainase Iryna, e cila filmoi ditën e saj të punës në mes të konfliktit në Kharkiv.
- Ndër të tjera kemi edhe Angelina Jolie, ndjekësit e saj janë mësuar me imazhet e krizave globale dhe punës humanitare për vite me rradhë, por këtë herë në të përfshiu mbështetjen e saj për Ukrainën.
Jolie përdori rrjetin social për të bërë një thirrje urgjente për veprim, duke i inkurajuar fansat të mësojnë më shumë rreth refugjatëve.
Ajo ka vizituar gjithashtu vendin e goditur nga lufta për të takuar refugjatët.
“Nëse mësojmë diçka nga kjo situatë tronditëse [në Ukrainë], është se ne nuk mund të jemi përzgjedhës se kush meriton mbështetje dhe të drejtat e kujt mbrojmë.
Të gjithë meritojnë të njëjtën dhembshuri” – tha ajo.
- Të tjera të famshme për mbledhjen e fondeve përfshijnë modelet Bella dhe Gigi Hadid, të cilat janë zotuar të dhurojnë një pjesë të fitimeve të javës së modës vjeshtë/dimër për përpjekjet në ndihmë të Rusisë.
Kjo është ajo që duhet të ndodhë me personazhet kur ka emergjenca të tilla, të solidarizohen dhe bashkohen në të mirën e vendeve.