
Yjet e BTS së shpejti me detyra ushtarake
Grupi i djemve K-pop BTS do të fillojë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, duke filluar me anëtarin më të madh në moshë, Jin.
Jin, 29 vjeç, e ka shtyrë shërbimin e tij për aq kohë sa ka mundur dhe u përball me perspektivën e afërt të një stazhi të plotë, që do të thotë gati dy vjet larg syrit të publikut.
Që nga debutimi i tyre në vitin 2013, BTS janë bërë një sensacion mbarëbotëror me hitet e tyre optimiste dhe fushatat sociale që synojnë fuqizimin e të rinjve.
Jin do të anulojë kërkesën për të shtyrë regjistrimin në fund të tetorit 2022 dhe do të ndjekë procedurat përkatëse të Administratës së Fuqisë Punëtore Ushtarake për regjistrim.
Të gjithë anëtarët e tjerë do të kryejnë gjithashtu detyrën e detyrueshme ushtarake sipas planeve të tyre përkatëse
Anëtarët e BTS mezi presin të mblidhen sërish si grup rreth vitit 2025 pas angazhimit të tyre të shërbimit.
Të gjithë burrat e aftë për trup në Korenë e Jugut të moshës midis 18 dhe 28 vjeç duhet të shërbejnë në ushtri për 18 deri në 21 muaj si pjesë e përpjekjeve për t’u mbrojtur kundër Koresë së Veriut të armatosur me armë bërthamore. Disa kategori, megjithatë, kanë fituar përjashtime, ose kanë shërbyer për periudha më të shkurtra, duke përfshirë fituesit e medaljeve të Lojërave Olimpike dhe Aziatike, si dhe muzikantët e kërcimtarët klasikë që fitojnë çmime kryesore në gara të caktuara. Disa ligjvënës kishin kërkuar që BTS të përjashtohej.