
Yjet dhe arsyet e heqjes dorë nga rrjetet sociale
Rrjetet sociale sot janë pjesë e pandashme e rutinës tonë ditore.
Kësaj rutine nuk mundet kurrsesi t’i shpëtojë as yjet e showbiz-it.
Në fakt, disa prej tyre shpesh kanë vendosur të bëjnë disa shkëputje.
Më poshtë do të gjeni të listuar 4 prej tyre.
- Travis Scott
Travis Scott çaktivizoi llogarinë e tij në Instagram pas diskutimit të gjerë në rrjetet sociale për kostumin e Batman që kishte veshur për Halloween.
Problemi kryesor që kritikët pas tastierës kishin ishte se ai zgjodhi ngjyrën kafe të errët në vend të të zezës klasike, dhe përdoruesit e Twitter-it e krahasuan atë me një kacabu.
Menjëherë pas kësaj, llogaria e tij u zhduk.
A mund të ngacmohet vërtet dikush si Travis Scott nga mediat sociale?
Me siguri jo. Në nëntor ai e riaktivizoi llogarinë e tij.
- Cardi B
Në maj të vitit 2018, reperja e ‘Bodak Yellow’ mori një pushim nga Instagrami pas një debati të ashpër me kolegen e saj Azealia Banks, e cila pretendoi se Cardi B ishte si një “karikaturë” e një gruaje me ngjyrë.
Përpara se të fshinte llogarinë e saj, reperja postoi duke treguar se ka arritur aty ku është duke qenë vetvetja dhe duke i qëndruar besnike pikërisht kësaj të fundit, si e tillë nuk po përfaqësonte askënd ve$ vetes.
Më pas ajo u kthye në Instagram një javë më vonë për të postuar videon për videoklipin e saj të ri, “Be Careful”.
- Taylor Swift
Në tetor të 2015, kantautorja në një postim u shpreh se mendon se njerëzit mund të kenë nevojë për pushim dhe që atëherë ajo ka postuar dukshëm më pak në rrjetet sociale.
Kuptohet, kjo nuk ishte një ndarje e plotë në rrjetet sociale, por sidoqoftë, është hapësira që i nevojitej.
- Demi Lovato
Më 20 qershor 2016, Lovato postoi në Twitter se do të ndalonte përdorimin e këtij rrjeti social. Këngëtarja e muzikës pop shtoi se ajo do të vazhdojë të përdorë “Snapchat”, mënyrë kjo që do e ndihmonte për të mos parë atë që thonë njerëzit.
Pavarësisht qëndrimit që pati në momentin që u largua nga mediat sociale, ylli u kthye në Twitter të nesërmen.
*Tibo News