Xiaomi pëson krizë financiare në tremujorin e parë

Prodhuesi kinez i telefonave inteligjentë Xiaomi raportoi një rënie në të ardhurat e tremujorit të parë. Kjo pasi kontrollet dhe bllokimet e COVID-19 goditën kërkesën në Kinë, ndërsa pushtimin rus në Ukrainë, rriti kostot.

Të ardhurat në tremujorin ranë me 10 miliardë dollarë nga 76 miliardë një vit më parë.

Presidenti i kompanisë tha se në tremujorin e parë e gjithë industria u përball me sfida, së pari me mungesën e komponentëve, më pas me ringjalljen e COVID-19.

Ai vuri në dukje se shpërthimet e COVID fillimisht në Hong Kong dhe më pas në Shanghai kishin ndërprerë dërgesat, me bllokimin prej muajsh të Shangait dhe konfliktin në Ukrainë që ka të ngjarë të rëndojë mbi të ardhurat në tremujorin e dytë.

Dërgesat e telefonave inteligjentë ranë me 22%.

Xiaomi, e cila përfiton të ardhurat dërrmuese nga shitjet e celularëve, tha se fitimet nga smartfonët ranë në 45.8 miliardë juanë në tremujor.

Xiaomi ka qenë nën hetim në Indi që nga shkurti në lidhje me transfertat e supozuara të paligjshme të fondeve jashtë vendit. Autoritetet i sekuestruan 725 milionë dollarë në llogaritë bankare të kompanisë në Indi në fillim të këtij muaji.