
Xi Jiping planifikon një vizitë në Rusi
Presidenti kinez Xi Jinping po planifikon të udhëtojë në Rusi për t’u takuar me homologun e tij, Vladimir Putin, javën e ardhshme, thanë njerëz të njohur me këtë çështje, një vizitë që do të ishte më e shpejtë nga sa pritej më parë.
Planet për një vizitë vijnë pasi Kina ka ofruar për të ndërmjetësuar paqen në Ukrainë, një përpjekje që është pritur me skepticizëm në Perëndim duke pasur parasysh mbështetjen diplomatike të Kinës ndaj Rusinë.