Xhirimet e filmit “Gladiator 2”, 6 persona përfundojnë në spital

Gjashtë anëtarë të stafit që po xhironin “Gladiator 2” në Marok, janë lënduar gjatë një aksidenti të ndodhur në sheshxhirim. Sipas “Paramount Pictures”, lëndimet nuk përbënin rrezik për jetën.

Aksidenti ndodhi gjatë realizimit të një skene aerobike dhe shpërthimi i zjarrit lëndoi 6 personat, të cilët menjëherë shkuan në spital. Një burim u shpreh se situata ishte e frikshme dhe se një zjarr i madh fluturoi sipër dhe përfshiu anëtarët e ekipit. “Nuk kam parë kurrë një aksident kaq të frikshëm në xhirime”, shtoi burimi.

Fatmirësisht, të lënduarit janë mirë dhe janë rikthyer në set, për të vijuar me xhirimet e filmit. Pjesë e kastit do të jenë:

Pedro Pascal

Denzel Washington

Connie Nielsen

Djimon Hounsou

Derek Jacobi

Peter Mensah

Lior Raz

May Calamawy

Matt Lucas

Ross Donnelly

Alex Gasperetti, etj.

“Gladiator 2” do të risjellë kryeveprën “Gladiator”, e cila rrëmbeu 5 çmime Oscar.