Will Smith në lotë… për çmimin apo veprimin?!

Aktori Will Smith rrëmben çmimin si aktori më i mirë në Oscars, por gjesti i tij ndaj komedianit Chris Rock rrëmbeu vëmendjen e eventit Gala. Një koment për flokët e bashkëshortes duke e krahasuar me aktoren Demi Moore në rolin e filmit  “GI Jane 2” bëri që aktori të ngrihej dhe ta qëllonte me shuplakë.

Ka debate në rrjet nëse ishte gjest i stisur apo nëse aktorit i erdhi natyrshëm duke pasur parasysh historinë e bashkëshortes Jada Pinkett Smith me rënien e flokëve.

Komediani Chris Rock diti si të përballojë situatën, Akademia e Oscars u distancua totalisht nga gjesti i aktorit, ndësa vetë Will Smith kërkoi ndjesë, por më shumë ndaj kolegëve të tjerë, jo për Chris Rock.

Fjalimi i Will Smith pasi fitoi çmimin si aktori më i mirë: 

“Richard Williams ishte një mbrojtës i fortë i familjes së tij. Në këtë kohë të jetës sime, në këtë moment, jam i pushtuar nga ajo që Zoti po më thërret të bëj dhe të jem në këtë botë. Duke bërë këtë film, unë duhet të mbroj Aunjanue Ellis, e cila është një nga njerëzit më të fortë  por dhe më delikat që kam takuar ndonjëherë. Unë duhet të mbroj Sidney dhe Singleton dy aktorët që luajtën Venusin dhe Serenën.

Unë jam thirrur në jetën time që të dua njerëzit dhe të mbroj njerëzit e mi. E dini? Për të bërë atë që bëjmë ne, ju duhet të jeni në gjendje të përballoni abuzimin. Duhet të jesh në gjendje që njerëzit të flasin çmendurisht për ty. Në këtë biznes, ju e dini se mund të keni njerëz që nuk ju respektojnë, dhe duhet të buzëqeshni, duhet të shtireni sikur është ok kështu. Ajo që doja ishte… dhe më më tha Denzel disa çaste më parë, më tha që: ‘Në momentin kur arrin pikën më të lartë ki kujdes, sepse atëherë djalli vjen për ty’.

Unë dua të jem si një enë për dashurinë. Dua të falënderoj Venusin dhe Serenën dhe gjithë familjen Williams që më besuan historinë. Kjo është ajo që dua të bëj. Unë dua të jem një ambasador i asaj lloj dashurie, kujdesi dhe shqetësimi.

Dua t’i kërkoj falje Akademisë. Dua të kërkoj falje për të gjithë kolegët e mi të nominuar. Ky është një moment i bukur dhe nuk po qaj se kam fituar një çmim. Nuk ka të bëjë me fitimin e një çmimi për mua. Ka të bëjë me aftësinë për të ndriçuar të gjithë njerëzit, të gjithë kastin dhe ekipin e King Richard.

Arti imiton jetën. Dukem si babai i çmendur, ashtu siç thoshin për Richard Williams. Por dashuria do t’ju bëjë të bëni gjëra të çmendura.

Dhe nëna ime… shumë gjëra në këtë moment janë vërtetë të ndërlikuara për mua, për nënën time, ajo nuk donte të dilte. Ajo tani është duke parë nga Filadelfia e duke thurur. Duke qenë në gjendje të dua dhe të kujdesem për nënën time, familjen time, gruan time… Po marr shumë kohë… Faleminderit për këtë nder. Faleminderit për këtë moment dhe faleminderit në emër të Richard dhe Oracene dhe të gjithë familjes Williams. Faleminderit. Shpresoj që Akademia të më ftojë përsëri”. 

Oscars me shuplaka, momenti kur Will Smith s’duron komentin për gruan

Historia e trishtë me flokët e Jada Smith që u bënë objekt “sherri” në Oscars