WhatsApp ndryshon rregullat e grupeve

WhatsApp po punon për një veçori të re që do t’ju lejojë të shikoni një listë të pjesëmarrësve të kaluar në grupet, ku ju jeni pjesë.

Sipas një raporti nga WABetaInfo, WhatsApp ka filluar të nxjerrë një përditësim të ri për përdoruesit e Android përmes Programit Beta të Google Play.

Përditësimi e sjell versionin e aplikacionit deri në 2.22.12.4.

Opsioni i ri do t’ju lejojë të shikoni se kush ishte pjesëmarrës në grup në të kaluarën. Vlen të përmendet se lista e pjesëmarrësve të kaluar do të jetë e dukshme për të gjithë në grup, jo vetëm për administratorët e grupit.

Duke qenë se veçoria është aktualisht në zhvillim e sipër, mënyra se si funksionon mund të ndryshojë përpara se të shpërndahet për përdoruesit. Përveç kësaj, platforma në pronësi të Facebook po punon gjithashtu për një veçori të re që do t’i lejojë pjesëmarrësit të largohen nga grupet në heshtje.

Aktualisht, kur largoheni nga një grup, WhatsApp-it shfaq një sistem mesazhi në bisedë që informon të gjithë pjesëmarrësit se jeni larguar nga grupi.

Raporti sugjeron që pasi funksioni të hapet, informacioni për daljen tuaj nga grupi do t’u shfaqet vetëm administratorëve të grupit.

Në ekran, do të shihni një dritare kërcyese përpara se të dilni nga grupi që do t’ju informojë se administratorët do të dinë për daljen tuaj.