WhatsApp, Facebook dhe Instagram së shpejti me veçori me pagesë

Bazuar në një raport të “The Verge”, Meta është duke formuar një divizion të ri, të quajtur “New Monetization Experiences” për t’u fokusuar në disa veçori të reja, kundrejt një pagesë, për Facebook, Instagram dhe WhatsApp. Pratiti RayChoudhury, i cili është ish-kreu i kërkimit të Metës, do të drejtojë grupin.

Snap dhe Twitter aktualisht ofrojnë shërbime me pagësë të Snapchat+ dhe Twitter Blue me disa veçori për krijuesit.

Të paktën për momentin, natyra e këtyre të rejave që pritet të vijnë me pagesë nuk dihet. Kompania është përkushtuar në rritjen e biznesit me reklama dhe nuk e ka ndërmend t’i ndalojë ato. Shumicën e të ardhurave, Snap, Twitter dhe Meta e sigurojnë nga shitja e reklamave dixhitale.

Aktualisht, përdorimi i abonimit në Twitter, Twitter Blue kushton 4.99 dollarë në muaj dhe kohëve të fundit, shërbimi Snapchat+ u shtua me funksione ekskluzive, duke i bërë përdoruesit të paguanin 3.99 dollarë në muaj.