Vullkanet, llojet e tyre dhe rreziku që paraqesin

Vullkani është shembja apo shpërthimi i një pjese të kores së Tokës, të cilat nxjerrin në sipërfaqe magmë, hi apo gazra karbonik. Vullkanet ndahen në aktive, të përgjumur dhe të shuar.

Historia e njerëzimit njeh plot raste civilizimesh të shuara nga shpërthimet e vullkaneve, ku më i njohuri është rasti i Pompeit rreth 2 mijë vjet më parë.

Në kohën e sotme shumica e vullkaneve aktive janë të shtrirë në të ashtuquajturën “Unazë e Zjarrit” në Oqeanin Paqësor. Aktiviteti i tyre shpjegohet nga lëvizja apo përplasja e shpeshtë e pllakave tektonike.

Ky aktivitet i ushtron trysni mantelit magmatik, që përbëhet nga lëndë shkëmbore e shkrirë, për rrjedhojë magma shpërthen mbi sipërfaqe.

Në tërësi ka dy lloje vullkanesh, i pari shkaktohet nga përplasja apo mbivendosja e pllakave tektonike. Ky lloj konsiderohet si më i rrezikshmi pasi është më pranë zonave të banuara dhe shoqërohet me tërmete të forta.

Lloji tjetër është kur pllakat largohen nga njëra tjetra duke i dhënë mundësi magmës të dalë në sipërfaqe. Këto lloje vullkanesh zakonisht ndodhin në dete dhe krijojnë ishuj të ndryshëm.

Por ka dhe raste kur vetë magma gjen hapësira të buta të tokës dhe si rrjedhojë e trysnisë depërton për në sipërfaqe.

*Përkthyer dhe përshtatur nga AFP/TIBO-News.