
Vuçiç: Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në seancën e posaçme të Kuvendit për Kosovën, tha se është e rëndësishme t’u ofrohet njerëzve atë që është realisht e mundur. Ai deklaroi se “histeria e bashkësisë ndërkombëtare” për shkak të konfliktit në Ukrainë reflekton edhe në luftën e Serbisë për interesa kyçe shtetërore.
Vuçiç theksoi se nuk do ta njohë Kosovën drejtpërdrejt apo tërthorazi dhe as nuk do të heqë dorë nga lufta legjitime për interesat kombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare.
Sipas tij, e drejta e përdorimit të letërnjoftimeve serbe është mbrojtur si një arritje e rëndësishme.