Vuçiç në OKB: Integriteti territorial i Serbisë u shkel me pavarësinë e Kosovës

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç ka thënë në Nju Jork se Serbia mbështet integritetin territorial të të gjitha vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfshirë atë të Ukrainës. Deklarata e tij ka qenë referencë për Kosovën, e cila ka shpallur pavarësinë më 2008.

Sipas Vuçiçit Serbia asnjëherë nuk ka sulmuar territorin e tjetrit dhe as nuk ka kërcënuar integritetin territorial të ndonjë vendi. Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës dhe ia bllokon anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, përmes mbështetjes së Rusisë dhe Kinës.