Vuçiç: Kemi marrëdhëniet më të mira në histori me Shqipërinë dhe MV

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç përgëzoi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me BE-në. Në fjalimin e tij në konferencën e Samitit të Ballkanit të Hapur në Beograd, Vuçiç tha se  Serbia ka kontribuuar me aq sa është mundur për ecurinë e çeljes së negociatave për dy vendet.

Sakaq ai u shpreh optimist për arritjet dhe synimet e përbashkëta të vendeve që janë bërë pjesë e nismës së Ballkanit të Hapur. Vuçiç theksoi se Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhëniet më të mira që kanë pasur ndonjëherë vendet në histori.