
Vuçiç dhe Rama do të marrin pjesë në samitin e BE-së
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që do të zhvillohet në Bruksel më 23 qershor. Lajmin e ka konfirmuar presidencia serbe përmes një deklarate. Vendimi u mor pas bisedimeve me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Më herët gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin e BE-së. Nëpërmjet një postimi në Twitter, kreu i qeverisë shqiptare shprehet se do të kërkojë që të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian.