AlbanianEnglish

Vuani nga ankthi, 4 këshilla që mund t’ju ndihmojnë ta përballoni

Ankthi po prek gjithnjë e më shumë njerëz. Është shumë e rëndësishme që të kërkoni ndihmën e një profesionisti por mund të provoni edhe ushtrime te caktuara që mund t’ju ndihmojnë të zvogëloni ndjenjën e ankthit në një moment stresues.

Meditoni

Meditimi është bërë pjesë e jetës së shumë njerëzve, sepse ndihmon në uljen e tensionit dhe stresit dhe përmirëson fokusin dhe përqendrimin. Gjatë meditimit, kontrolli i frymëmarrjes është shumë i rëndësishëm sepse ndihmon trupin dhe mendjen të qetësohen.

Kaloni kohë me miqtë

Çdo problem është më i lehtë kur ndahet me të tjerët. Pyesni miqtë tuaj kur ndiheni në ankth. Ata do t’ju kujtojnë se problemi i vërtetë është shumë më i vogël se ai që keni krijuar në kokën tuaj.

Merrni frymë thellë

Përqendrimi në frymëmarrje mund të ndihmojë ndjeshëm në qetësimin e një rrëkeje mendimesh. Një ekspert sugjeroi metodën e mëposhtme: merrni frymë ngadalë përmes hundës dhe numëroni deri në 4, më pas mbajeni frymën për 7 sekonda dhe më pas nxirreni nga goja për 8 sekonda. Kjo rekomandohet dy herë në ditë dhe shumë besojnë se është e dobishme nëse vuani nga pagjumësia.

Ndaloni së fajësuari veten

Shumë njerëz do të fajësojnë veten kur të fillojnë të ndihen të shqetësuar. Nëse fajësoni veten dhe pyesni vazhdimisht se çfarë nuk shkon me ju dhe pse nuk mund të përballeni me të, do të ndjeni një intensitet edhe më të madh frike dhe pakënaqësie.

You don't have permission to register