Vritet prokurori ekuadorian, po hetonte sulmin në stacionin televiziv

Një prokuror që po hetonte sulmin qw ndodhi javwn e kaluar nw njw studio televizive është vrarë në Ekuador. César Suarez u qëllua për vdekje në qytetin port të Guayaquil. Nuk është e qartë nëse vdekja e Suarez është e lidhur me hetimin e tij për sulmin në stacionin televiziv.

Suarez u qëllua teksa pranë zyrës së tij. Pamjet në rrjete sociale tregojnë gjithashtu një automjet me vrima plumbash në dritare. Në një intervistë një ditë para vdekjes së tij, Suarez tha se nuk i ishte dhënë mbrojtje policore pavarësisht se kishte marrë në pyetje 13 personat e arrestuar pas sulmit në TV.

Persona të maskuar hynë në studion e kanalit televiziv publik TC gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë dhe kërcënuan me armë. Pamjet që u transmetuan drejtpërdrejt në transmetim treguan gazetarin Jose Luis Calderon duke iu lutur personave të armatosur, ndërsa stafi i stacionit u detyrua të ulej ose të shtrihej në dyshemenë e studios.

Vrasja e tij është e fundit në një mori incidentesh të dhunshme në të gjithë Ekuadorin, me arratisjen e dy liderëve të bandës nga burgu, qindra rojeve të burgut të marrë peng dhe shpërthime në disa qytete.

Në përgjigje, presidenti Daniel Noboa shpalli një gjendje të jashtëzakonshme 60-ditore dhe urdhëroi ushtrinë të “neutralizonte” 22 grupe të armatosura, të cilat ai i ripërcaktoi si organizata terroriste.