
Vrau Klodian Rashën, Apeli lë në fuqi dënimin për Nevaldo Hajdarajn
Gjykata e Apelit Tiranë ka dënuar me 18 vite burg Nevaldo Hajdarajan, i cili u shpall fajtor për vrasjen e Klodian Rashës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ulë në 12 vite burg. Nevaldo Hajdaraj vrau Klodian Rashën në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit, ndërsa e qëlloi nga një distancë prej 5 metrash largësi. Hajdaraj po patrullonte bashkë me klolegun e tij nga Zogu i Zi në drejtim të sheshit “Shqiponja”, kur në anë të rrugës vunë re 25-vjeçarin, të cilin tentuan ta ndalonin.
Klodiani nisi të vraponte për të shkuar në rrugicën e shtëpisë, ndërsa efektivët po e ndiqnin, derisa e qëlluan.