
Vrasjet në familje, pse ndodhin sipas studiuesve dhe sinjalet për të mos u neglizhuar
Rastet ku njerëzit vrasin të afërmit apo familjarët e tyre dhe më pas vendosin t’i japin fund jetës së tyre është kthyer vitet e fundit në një fenomen shqetësues. Por akoma më të shpeshta janë rastet kur abuzohet me fëmijët dhe ushtrohet dhunë periodike, nga kryefamiljarët.
Akte të tilla mund ndodhin në një spektër të gjerë, duke filluar nga kritikat verbale e deri tek rastet e një vrasje familjare të ndjekur nga vetëvrasjet. Një studim i kryer nga ekspertë amerikanë identifikon disa faktorë rreziku që vërtetë parashikojnë ngjarje të rënda, nga dhuna tek vrasjet. Ajo që studimi vë në pah është përsëritja e ngjarjeve të tilla, jo vetëm në SHBA, por anembanë globit, dhe kjo është vënë re edhe nga titujt me ngjarje të ashtuquajtuara: Familicide.
Nga 408 raste të vetëvrasjeve vitet e fundit në SHBA, shumica e autorëve ishin meshkuj (91 për qind) dhe shumica përdori një armë (88 përqind).
Analizat e mëtejshme zbuluan se dhuna nga partneri intim, e ndodhur më parë dhe në disa raste ka ndodhur në 70% të rasteve që kanë pasuar me vrasje.
Është interesant fakti se vetëm 25 për qind kanë ushtruar më parë dhunë tek familjarë të tjerë.
Nga intervistat me persona të prekur nga këto ngjarje makabre, vërtetohet se ka patur dhunë para se autori të kryejë vrasje dhe kjo duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi për familjarë të cilët dhunohen.
Sipas studimit, shumica e autorëve që kryejnë vetëvrasje janë meshkuj të bardhë, johispanikë, që vrasin më parë bashkëshortët dhe ish bashkëshortet e tyre.
Ekspertët thonë se sinjali i parë është dhuna dhe mbajtja e një arme, pasi e bën situatën akoma më të rrezikshme.
Pas një vrasjeje familjare, ndjekur nga vetëvrasje të autorëve, fqinjët policia, apo të afërm të tjerë kërkojnë shpejgime, por ekspertët thonë se një periudhë e vështirë financiare është një stimulues I rrezikshëm për një person që të kryejë vrasje. Ata bëjnë thirrje për vigjilencë në rastet kur kryefamiljari apo bashkëshorti që ka ushtruar dhunë më parë, ka përjetuar së fundmi një humbje në punë, apo në çështje ku përfshihen financa të mëdha.
Studimi zbuloi se papunësia ishte faktori I parë i rrezikut për kryerjen e një vrasje e cila jo rrallë shoqërohet me vetëvrasje, por kjo faktohet vetëm kur ajo familje ka histori dhune.
Pra me fjalë të tjera, në vetvete papunësia nuk është rrezik, por një element që stimulon abuzimin.
Një tjetër ekspert thonë se armët dhe xhelozia janë faktorët më të rrezikshëm për kryerjen e një vrasje.
Amerika duket se ka shkallën më të lartë të vrasjeve të tilla, dhe kjo duket se ndikohet nga armët që posedojnë qytetarët. Amerika ka ligjet më lejuese të armëve nga komb tjetër i industrializuar. Një nga arsyet e tjera është se armët që lejohen në SHBA janë më efikase se armët e tjera, mbahen lehtesisht në shtëpi dhe mund të jetë objekti i parë që mund të mendojë një vrasës në një situatë alarmante Brenda vetes së tij.
Në shumicën e intervistave, vrasësit janë pyetur nëse do të vrisnin apo do të përdornin një armë tjetër, dhe ata janë përgjigjur duke thënë JO!
Shkaqet më të përhapura të vrasjeve janë xhelozia, nga persona që abuzojnë me alkoolin apo drogërat.
Sjellja e kaluar e një personi duhet studiuar mirë, pasi tregon edhe shanset që ai person ka për të kryer një ngjarje të rëndë. Ekspertët njëzëri bien dakord me idenë se parashikuesi më i mirë i dhunës dhe vrasjeve në familje është e kaluara dhe sjellja e autorit të vrasjes.
Ka gjithashtu faktorë të tjerë që nxisin, të tilla si aspekti social e demografik, e kaluara e një abuzimi seksual, papunësia, stresi i tepërt, një fëmijëri e dhunshme, mosmarrëveshjet me familjarët, debatet lidhur me paratë, seksin dhe fëmijët.
Problemet ekonomike mund të prodhojnë rritje të abuzimit me femijët, neglizhencë në formimin e tyre dhe dhunë.
Në nëngrupin e meshkujve që vrasin ka një rritje të rasteve të vrasjeve të quajtura familicide atipike. Këto nuk janë rastet e vrasjeve nga bashkëshortët posedues, xhelozë dhe që mbajnë armë. Por ndodhin kur personi pëson disa ndryshime rrënjësore dhe domethënëse në aspektin social dhe ekonomik.
Mos e lini jetën tuaj në duart e dikujt tjetër, nëse po përjeton dhunë, denonco sa nuk është vonë për ty dhe familjen tënde.
Shënim:
Bernie Auchter is a senior social science analyst with the Violence and Victimization Research Division at NIJ.