
Vrasja për konfliktin në “Tik Tok”, 15 vjeçari ndërhyri për kushëririn
Gramshi është tronditur nga ngjarja e fundit, ku si pasojë e një sherri mes adoleshentësh për çështje ‘TikTok-u’, 15 vjeçari me emrin Fatjon Bici mbeti i vrarë.
Ai ndodhej në shkollën e tij Asllan Shahini në kohën kur u përfshi në një konflikt fizik me 4 adoleshentë të tjerë, mes tyre edhe autorin e vrasjes.
Gjatë konfliktit në ambientet e shkollës, 15 vjeçari është goditur me thikë, ku si pasojë e plagëve të marra nuk mundi të mbijetojë.
Fatjoni ishte djalë i vetëm me dy motra, paradite ai shkonte në shkollë ndërsa pasdite punonte për shkak të problemeve ekonomike.
Sipas mediave, konflikti ka nisur fillimisht mes kushëririt të tij dhe disa adoleshentëve të tjerë në internet, dhe ndërsau takuan fizikisht, 15-vjeçari ndërhyri të shuante sherrin mes tyre.
Ndaj katër adoleshentëve përgjegjës është marrë masa e arrestit. Ndërsa në cilësinë e provës materiale atyre iu gjetën 3 thika, dy doreza hekuri dhe 5 telefona celularë.
Familjet e adoleshentëve të përfshirë kanë kërkuar ndërmjetës për të shkuar në shtëpinë e familjes së të ndjerit, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë ‘paqeje’.