Vrasësit të Robert Kenedit i refuzohet lirimi nga burgu

Guvernatori i Kalifornisë ka refuzuar të lirojë nga burgimi i përjetshëm vrasësin e Robert Kennedy, i cili u vra gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 1968.

Një bord juristësh kishte rekomanduar në muajin gusht lirimin e refugjatit palestinez Sirhan Sirhan, i cili tashmë është 77 vjeç dhe sipas gardianëve ka shfaqur shenja pendimi të thellë.

Mirëpo Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, tha për Los Angeles Times se nuk ishte dakord me rekomandimin e bordit. Ai e ka konsideruar vrasjen e Kennedy-it si një nga ngjarjet më famëkeqe të historisë amerikane.

Sirhan u dënua për vrasjen e Kennedy-it, asokohe 42 vjeç, në qilarin e kuzhinës së hotelit Ambassador në Los Anxhelos më 5 qershor 1968.

Të shtënat ndodhën disa minuta pasi senatori amerikan, njëherësh ish-prokuror i përgjithshëm i SHBA-së mbajti fjalimin e tij të fitores, pasi fitoi zgjedhjet paraprake demokrate në Kaliforni. Kennedy vdiq të nesërmen e 6 qershorit. Vëllai i madh i Kenedit, Presidenti John Kenedit u vra në Dallas 5 vite më përpara tij, në vitin 1963.

Sirhan ka thënë se nuk e mbante mend vrasjen e Robert Kenedit, edhe pse në deklaratat fillestare ai kishte pranuar se e qëlloi për shkak të mbështetjes që Kenedi kishte për Izraelin.

Pasi bordi i lirimit me kusht lëshoi ​​rekomandimin e tij, e veja e Kenedit, Ethel, 93 vjeçe, shprehu kundërshti duke thënë se vuajtja nga humbja e shkaktuar ishte e papërshkrueshme.

Gjashtë nga nëntë fëmijët e mbijetuar të Kenedit thanë gjithashtu se ishin të tronditur nga rekomandimi dhe i kërkuan hapur Newsom të anulonte vendimin e bordit të lirimit me kusht.

Disa nga fëmijët e Kenedit dhe familjarë të tjerë kanë bërë thirrje për një ri-hetim të vrasjes, duke besuar se kishte një atentator të dytë që atë mbrëmje i shpëtoi policisë.

Sirhan u dënua me vdekje në vitin 1969, por dënimi i tij u ndryshua në burgim të përjetshëm pasi Kalifornia i ndaloi përfundimisht ekzekutimet.