Votohet pro rezolutës së Shqipërisë për integrimin në BE

Parlamenti Evropian ka votuar me 519 vota pro rezolutës së Shqipërisë për rrugën drejt integrimit në BE. 599 anëtarë morën pjesë, ku 52 votuan kundër dhe 28 abstenuan.

Eurodeputetët kërkojnë që BE të nisë bisedimet e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Parlamenti i kërkon Këshillit të hapë negociatat për anëtarësimin në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në kontekstin gjeostrategjik të luftës në Ukrainë.

*Tibo News.